Një konkurs interesant hapet për nxënësit nga klasat 6-9, ky është shpërblimi që fitojnë ata

Një konkurs interesant hapet për nxënësit nga klasat 6-9, ky është shpërblimi që fitojnë ata

Një konkurs tejet interesant është hapur enkas për nxënësit nga klasat e 6-ta e deri në 9-ta të shkollave të mesme të ulëta të Kosovës.

Thirrja është shpallur nga Fondi i Kosovës për Efiçiencë të  Enegjisë, me temën “Ide të ndritshme për një të ardhme të gjelbër”.

Kjo iniciativë, sipas njoftimit, synon të frymëzojë nxënësit e rinj në mbarë Kosovën për të menduar në mënyrë kreative dhe të qëndrueshme për të ardhmen e energjisë.

Konkursi përfshin tri kategori:

Ese: “Një e nesërme më e gjelbër – Vizioni im për Efiçiencën e Energjisë dhe Energjinë e Ripërtëritshme”

Vepër artistike: “Energjia për të ardhmen – Një Shprehje Krijuese”

Instalacion kreativ: “Shpikja ime e qëndrueshme”

Afati për dorëzimin e punimeve është 20 nëntor 2025, ndërsa fituesit do të shpallen në një ngjarje të veçantë.

“Fituesit e tre vendeve të para në secilën kategori do të shpërblehen me nga një pajisje tablet.

Punimet do të vlerësohen nga një juri profesionale, e përbërë nga përfaqësues të FKEE-së, artistë, gazetarë dhe ekspertë të fushës së energjisë dhe mjedisit.

FKEE thekson se ky konkurs është pjesë e misionit institucional për të promovuar kulturën e kursimit të energjisë dhe përdorimin e burimeve të qëndrueshme në të gjitha nivelet e shoqërisë.

Për më shumë informata mbi konkursin, kriteret e pjesëmarrjes dhe mënyrën e aplikimit, ju ftojmë të vizitoni faqen zyrtare të FKEE-së: www.fkee-rks.net.”.

Related Articles