Një kopje e pahapur e ‘Super Marios 64’ e vitit 1996 shitet për 1.56 milionë dollarë

Një kopje e pahapur e ‘Super Marios 64’ e vitit 1996 shitet për 1.56 milionë dollarë

Një kopje e pahapur e Super Mario 64 është shitur në një ankand për 1.56 milionë dollarë.



Ankandi në Dallas ka thënë se loja e vitit 1996 u shit të dielën, duke thyer kështu rekordin e mëparshëm të çmimit të shitjes së një video-loje të vetme.

Super Mario 64 ishte loja më e shitur në Nintendo dhe e para që e paraqiti karakterin e Marios në pamje 3D, shkruan AP.

Në prill, në ankand u shit një kopje e pahapur e një serie e Super Marios për 660,000 dollarë, e cila ishte blerë më 1986 dhe e harruar në një sirtar.

Related Articles