Një burrë mbytet në bregdetin e Durrësit, pushuesit e nxjerrin trupin e pajetë

Një burrë mbytet në bregdetin e Durrësit, pushuesit e nxjerrin trupin e pajetë

Një ngjarje e rëndë ndodhi këtë të diel në plazhin e Sektorit Rinia në Durrës, ku një pushues i moshës rreth 50-vjeç humbi jetën në det.

Në mungesë të vrojtuesit të plazhit, kanë qenë pushues të tjerë që kanë tentuar ta ndihmojnë, por pa rezultat.

Nuk dihet nëse shkaku i vdekjes është mbytja apo një atak kardiak i papritur, teksa ai ndodhej në det.

Asnjë nga pushuesit nuk e ka njohur në momentet e para viktimën, duke e bërë më të vështirë identifikimin e tij.

Efektivët e policisë, që mbërritën në vendngjarje, po punojnë për identifikimin e viktimës, pasi trupi i pajetë u nxor nga uji nga vetë pushuesit.

Mungesa e vrojtuesve të plazhit mbetet problem edhe për këtë sezon turistik në shumë segmente të bregdetit.

Related Articles