Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë administruar 1 mijë e 978 doza të vaksinës kundërt COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit janë dhënë 1.653.823 doza të vaksinës.
Me të dy dozat janë vaksinuar 776.653 qytetarë.
Ndërkaq, në 24 orët e fundit 12 qytetarë janë infektuar me COVID-19.
Gjatë kësaj kohe është shënuar edhe një rast i vdekjes, teksa janë shëruar 13 qytetarë.
Në total numri i rasteve aktive është 315. /Gazeta Enigma/