Një muaj paraburgim për burrin nga Suhareka që tentoi ta dhunonte seksualisht të miturin

Një muaj paraburgim për burrin nga Suhareka që tentoi ta dhunonte seksualisht të miturin

Gjykata Themelore në Prizren ka caktuar një muaj paraburgimit ndaj të pandehurit F. A., i cili dyshohet se më 24 korrik të këtij viti në orët e hershme të mëngjesit, me dashje ka prekur dhe sulmuar seksualisht të miturin.

Në njoftimin e Gjykatës është thënë se paraburgimi i të pandehurit do të llogaritet prej kohës së arrestimit, 25 korrik 2022 dhe mund të zgjasë deri më datën 24 gusht 2022.

“Gjykata me rastin e caktimit të masës së paraburgimit ndaj të pandehurit ka vlerësuar se ekzistojnë arsyet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit”, thuhet në njoftimin e Gjykatës.

Tutje është thënë se Gjykata ka marrë parasysh peshën e rëndë të veprës penale, dhe me lënien në liri të të pandehurit kanë thënë se ekziston rreziku i ikjes, me qëllim të shmangies nga përgjegjësia penale.

“Duke marrë parasysh faktin se procedura hetimore është në fazën fillestare, në vazhdimësi duhet të merren edhe prova tjera me qëllim të zbardhjes së rastit”, thuhet tutje.

Sipas Gjykatës, kundër këtij vendimi, pala e pakënaqur ka të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit dhe ankesa kundër këtij aktvendimi nuk e shtynë ekzekutimin e tij.

Gjatë ditës së djeshme, Prokuroria Themelore në Prizren kishte kërkuar caktimin e masës së paraburgimit nga Gjykata.

Lajmin për KALLXO.com e kishte konfirmuar zëdhënësja e Prokurorisë në Prizren, Fitore Mehmeti.

“Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit nga Gjykata Themelore në Prizren, kundër të pandehurit F. A., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale ‘Sulmi seksual’”, kishte thënë ajo.

Related Articles