Gjykata në Pejë i ka caktuar një muaj paraburgim pjesëtarit të Policisë së Kosovës, Fatjon Hotit, i cili dyshohet se qëlloi me armë një të afërm të tij, njofton Gazeta Enigma.
Zyrtari policor është ngarkuar me veprën “Vrasje e rëndë në tentativë”.
I njëjti tashmë është suspenduar nga detyra.
Rasti i tentim vrasjes ndodhi të hënën. /Gazeta Enigma