Një muaj paraburgim për serbin që u arrestua dje për sulme ndaj gazetarëve në veri

Një muaj paraburgim për serbin që u arrestua dje për sulme ndaj gazetarëve në veri

Nemanja Vllaskovic është një prej serbëve nga strukturat kriminale që kanë sulmuar gazetarë në veri të vendit.

Përgjatë protestave që janë shoqëruar me tensione të shumta, Vllaskovic dyshohet të ketë sulmuar fizikisht disa gazetarë, duke ushtruar dhunë ndaj tyre ditën e 29 majit, në Leposaviq.

I njëjti është arrestuar dje nga ana e Policisë së Kosovës.

Burime të Indeksonline pohojnë se ndaj Vllaskovic është shqiptuar masa e paraburgimit për 30 ditë.

Mbi arrestimin e tij u deklarua edhe minstri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, i cili tha se të gjithë kriminelët dhe sulmuesit do të sillen përpara drejtësisë.

“Përgëzoj Policinë e Kosovës për punën në hetimin dhe arrestimin e sulmuesit e gazetarëve. Vazhdojmë, të përkushtuar, për drejtësi e pa kompromis kundër milicisë fashiste” tha mes të tjerash Sveçla.

Kujtojmë se sot u arrestua edhe Dalibor Spasic, po ashtu sulmues i gazetarëve teksa më herët gjatë javës u arrestua edhe Milun Milnekovic – Llune, përgjegjës për organizimin e sulmeve ndaj policëve, ushtarëve të KFOR-it dche gazetarëve.

Related Articles