Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka zhvilluar një aksion që rezultoi me arrestimin dhe ndalimin e një personi për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale “Krim i luftës kundër popullsisë civile”, e sanksionuar në bazë të Ligjit Penal të ish-Jugosllavisë.
I arrestuari është Srdjan Lazovic, rreth 48-vjeçar .
Ndërkaq, sot gjykata ka vendosur që Lazovicit t’ia vazhdojë masën e paraburgimit prej një muaji.
Lazovic shihet me armë në dorë në fshatin Panorc të Komunës së Malishevës, ku dyshohet se ka kryer krime lufte ndaj popullsisë civile.