Një rast i rëndë ka ndodhur në familjen Bojku në fshatin Druarë të Vushtrrisë, ku djali I familjes, Visari, dyshohet se sulmoi me thikë kunatën e tij. I riu është arrestuar dhe ndaj tij Prokuroria ka parashtruar kërkesë për caktimin e masës së sigurisë.
Sinjali merr vesh se Bojku ka dalë para gjyqtarit të procedurës paraprake dhe atij i është shqiptuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh.
24-vjeçari do të hetohet nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Lëndim i lehtë trupor’.
Si ndodhi ngjarja?
E gjithë ngjarja dyshohet të ketë ndodhur në shtëpinë e palëve të përfshira, ku pas një konflikti verbal për përgatitjen e ushqimit, Bojku dyshohet se ka eskaluar në sulm fizik, duke e goditur 34-vjeçaren me thikë.
Viktima ka marrë lëndime trupore dhe është dërguar në spital, ku ka marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.