Një person arrestohet në Prishtinë për shitje të substancave narkotike

Një person arrestohet në Prishtinë për shitje të substancave narkotike

Është arrestuar një person në Prishtinë, i dyshuar për shitje të substancave narkotike.

Policia ka bërë të ditur se pas pranimit të informacioneve dhe verifikimit të tyre se një person është duke u marrë me shitje të substancave narkotike, ai është ndaluar derisa ishte duke u kthyer në shtëpi me veturën e tij.

“Antidroga e Policisë së Kosovës – Sektori Qendror për Hetimin e Narkotikeve pas pranimit të informacioneve inteligjente dhe verifikimit të tyre se një person i dyshuar është duke u marr me shitje të substancave narkotike, me datë 07.11.2024 ora 13:30, ka përgatitur dhe realizuar planin taktik “TREGU” me ç ‘rast ka ndaluar personin e dyshuar derisa ishte duke u kthyer në shtëpi me veturën e tij”.

“Operacioni i bastisjes është realizuar në koordinim me Prokurorinë Themelore Departamenti i Krimeve të Rënda në Prishtinë, ku është bërë edhe kontrollimi i veturës, shtëpisë dhe objekteve përcjellëse te të dyshuarit”, thuhet në njoftimin e policisë.

Bëhet e ditur se gjatë kontrollimit, në cilësinë e provave materiale janë gjetur dhe sekuestruar 166.95 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë,  qese plastike, që shërbejnë për paketimin e substancës narkotike si dhe një telefon.

Policia gjithashtu ka njoftuar se i dyshuari është intervistuar në prezencë të avokatit mbrojtës dhe me vendim të prokurorit të shtetit është ndaluar për 48 orë për proceduar të mëtejme ligjore.

Related Articles