Një person dyshohet se i ka dhënë fund jetës.
Ngjarja tragjike ka ndodhur në Baballoq të Deçanit.
Burimet e Indeksonline pohojnë se viktima në fjalë është Blerim Mataj, 42 vjeçar.
Rastin ndërkohë e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova.
Rugova tha se trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion, teksa organet kompetente po merren me hetimin e rastit.
”Sot rreth orës 08:20, Policia është informuar për një rast i cili ka ndodhur në fshatin Baballoq-Deçan. Njësitet relevante menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes, gjithashtu edhe ekipi mjekësor nga të cilët është konstatuar vdekja e viktimës (mashkull) i lindur më 1982.
Me vendim të Prokurorit të shtetit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë (IML) për Obduksion. Ndërsa, rasti cilësohet ”Hetim i vdekjes” deklaroi Rugova.