Një person e mbushi veturën me derivate në një pompë në Zveçan dhe iku pa paguar

Një person e mbushi veturën me derivate në një pompë në Zveçan dhe iku pa paguar

Një person është ankuar në polici se një i dyshuar, të hënën rreth orës 1, pasi e ka mbushur veturën me derivate ka ikur pa paguar në një pompë në Zveçan.



“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se një i dyshuar me veturën e tij është furnizuar me derivate në vlerë prej 35 euro dhe ka ikur pa paguar. Lidhur me rastin janë duke u marr njësitet kompetente”, thuhet në njoftimin e policisë.

Related Articles