Një person raportohet se e ka qëlluar veten me pushkë gjuetie.
Viktima ka pësuar plagë vdekjeprurëse.
Ende nuk dihen rrethanat se si ka ndodhur ngjarja.
Rasti ka ndodhur në Zubin Potok, ditën e marte.
HETIM I VDEKJES
Zubin Potok 04.10.2022 – 19:27. ”Raportohet se viktima mashkull kosovar ka qëlluar veten me pushkë gjuetie duke pësuar plagë vdekjeprurëse. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në obduksion. Rasti në hetime”, thuhet në raportin e policisë.