Një person është arrestuar në Prishtinë pasi i njëjti dyshohet se ka dhunuar një grua.
Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh ka njoftuar se me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
“Me datën 07.02.2022 lidhur me rastin është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprën e lartcekur ndaj viktimës femër kosovare. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje ”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.
/Gazeta Enigma/