Një person gjendet i shtrirë në tërracën e banesës në Pejë – Policia jep detajet

Një person gjendet i shtrirë në tërracën e banesës në Pejë – Policia jep detajet

Pasditen e sotme një person është gjetur i shtrirë në tërracën e banesës në qytetin e Pejës.

Konkretisht rasti ka ndodhur rreth orës 17:55 në rrugën “Bill Clinton”.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

Ai tha se në vendin e ngjarjes menjëherë kanë dalë policia, ekipi i emergjencës si dhe zjarrfikësit.

“Viktima është dërguar për trajtim në spitalin rajonal të Pejës, e më vonë me udhëzim të mjekut kujdestar është nisur për në QKUK”.

Related Articles