Mëngjesin e kësaj të hëne një burrë ka humbur jetën në Llapçevë të Malishevës, raporton Gazeta “Enigma”.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë, për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj, i cili ka njoftuar se viktima fillimisht ishte gjetur në gjendje të rëndë shëndetësore, dhe i njëjti është dërguar në QKMF Malishevë, ku dhe është konstatuar vdekja e tij.
“Sot rreth orës 07:20, në fshatin Llapçevë-Malishevë, është gjetur në rrugë një person mashkull i moshës madhore në gjendje të rënduar shëndetësore. Në vendngjarje kanë dalë njësitet policore dhe ekipi mjekësor. Viktima është dërguar në QKMF Malishevë, ku edhe ka ndërruar jetë. Në konsultim me Prokurorin e Shtetit, është iniciuar rast “Hetim i vdekjes”, ndërsa policia po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, thuhet në përgjigjen e Elezaj.
