Një person është gjetur pa shenja jete andaj vdekjen e tij po e hetojnë organet e rendit.
Policia raporton se ngjarja të ketë ndodhur në orët e vona të mbrëmjes në Llapushnik, Gllogoc, njofton Gazeta Enigma.
Llapushnik, Gllogoc/ 16.06.2024 – 21:00-22:00. Është raportuar se viktima mashkull kosovar ishte gjetur pa shenja jete, vdekjen e të cilit e ka konstatuar mjeku. Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë relevante policore, ndërsa trupi i pajetë i viktimës me urdhër të prokurorit i cili e ka cilësuar rastin është dërguar në IML për obduksion.
Një person gjendet pa shenja jete, vdekja e tij po hetohet
