Është arrestuar një person në Fushë Kosovë, pasi i njëjti ka gjuajtur me armë në një aheng familjar.
Bëhet e ditur se me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se përderisa ishte në një aheng familjar në shenjë dëfrimi ka shtënë disa herë me armë”.
“Njësitë policore kanë dalur në vendin e ngjarjes ku nga i dyshuari kanë sekuestruar një revole me gas, një karikator, dy (2) gëzhoja dhe pesë (5) fishek (njëri nga fishekët kishte ngecur brenda ne tytë dhe zyrtaret kompetent do ta nxjerrin nga tyta). Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.