Tri gra u vranë të dielën kur një burrë nxori armën dhe hapi zjarr në një takim me banorët e një blloku apartamentesh në Romë, raportuan mediat italiane të dielën.
Raportet thonë se një burrë 57-vjeçar ishte arrestuar pas të shtënave, të cilat ndodhën në një lokal në lagjen Fidene ku po mbahej takimi, raporton Reuters.
“Ai hyri në dhomë, mbylli derën dhe bërtiti ‘Do t’ju vras të gjithëve’ dhe më pas filloi të qëllonte”, citoi agjencia italiane e lajmeve Ansa të thoshte një dëshmitar.
Nga të shtënat kanë mbetur të plagosur katër persona të tjerë, ku të paktën njëri prej tyre ka pësuar lëndime të rënda.
I dyshuari ishte një vendas i cili kishte qenë në një sërë mosmarrëveshjesh me shoqatën e banorëve, tha një tjetër dëshmitar për Rai News.