“Një person i dënuar për vrasje në Podgoricë, ma ka kërcënuar gruan dhe fëmijët”, Tahiri flet për “shurdhuesen”

“Një person i dënuar për vrasje në Podgoricë, ma ka kërcënuar gruan dhe fëmijët”, Tahiri flet për “shurdhuesen”
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri për herë të parë është deklaruar rreth çështjes së “shurdhueseve” për të cilën Lëvizja Vetëvendosje e ka akuzuar shpesh.

Ai ka thënë se për punën e shurdhueses, ai kishte marrë një kërcënim të cilin e ka denoncuar në polici dhe thotë se policia e ka identifikuar personin që e ka kërcënuar dhe i njëjti vuan dënimin për vrasje në Podgoricë.

“Për punën e shurdhueses nuk e kam thënë kurrë, dhe po e them tash, duke i përmend ju, unë e kam marrë një kërcënim që e kam denoncuar në polici, në grua e fëmijë. Policia thotë se e kemi identifikuar personin që ju ka kërcënuar dhe është në vuajtje të dënimit në Podgoricë për një vrasje.”, tha Tahiri.

Ai madje i ftoi LVV-në të pyesin në polici për këtë rast dhe do të marrin përgjigje nga autoritetet e rendit.

Related Articles