Një person ka vdekur dhe të paktën 14 të tjerë u plagosën, pasi dy trena janë përplasur me njëri-tjetrin afër Mynihut, raporton Gazeta ‘Enigma’.
Policia gjermane tha se incidenti ndodhi pak para orës 17:00 të së hënës pranë stacionit Ebenhausen-Schäftlarn.
Dy trenat e udhëtarëve me sa duket u përplasën në një hekurudhë me një binar, në jug të qytetit bavarez.
Mediat kombëtare kanë raportuar se rreth 100 pasagjerë, përfshirë nxënës shkolle, po udhëtonin në të dy trenat përpara përplasjes.
Policia tha se shkaku i aksidentit është ende duke u hetuar, shkruan Euronews./Gazeta Enigma/