Një person kapet me mbi 450 makina të rrojës që i kontrabandoi nga Maqedonia e Veriut

Një person kapet me mbi 450 makina të rrojës që i kontrabandoi nga Maqedonia e Veriut

Dogana dhe policia kanë sekuestruar makina rroje dhe qethjeje të kontrabanduara nga Maqedonia e Veriut te një 39-vjeçar në fshatin Komogllavë, përgjatë magjistrales Viti-Ferizaj.

“Gjatë patrullimit në magjistralën Viti-Ferizaj, gjegjësishtë në fshatin Komogllavë, është ndaluar automjeti Opel vivaro me targa vendore te cilin e ngiste shtetasi Kosovar, mashkull, P.P i moshës 39 vjeçare dhe kishte të ngarkuara 472 copë Makina për qethje dhe rrojë, për të cilat personi ne fjalë nuk posedonte dokumentacion përkatës dhe të njëjtat i kishte sjellur rrugëve ilegale nga Republika e Maqedonisë Veriore”, njofton Dogana e Kosovës./GazetaEnigma/

Related Articles