Një person lëndohet gjatë kërcimit në Liqenin e Ujmanit, Zeqiri jep detaje për gjendjen e tij shëndetësore

Një person lëndohet gjatë kërcimit në Liqenin e Ujmanit, Zeqiri jep detaje për gjendjen e tij shëndetësore

Një person është lënduar gjatë kërcimit nga ura në Liqenin e Ujmanit, raporton Gazeta “Enigma”.

Personi i lënduar fillimisht u trajtua në Spitalin e Mitrovicës e më pas u dërgua në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Lajmin për lëndimin e tij e bëri të ditur kryetari i Zubin Potokut, Izmir Zeqiri.

“Informatat i mora nga qytetarët që ishin në vendin e ngjarjes kurse rreth gjendjes së tij shëndetësore më informoi policia lokale të cilët më informuan se personi i lënduar fillimisht ka shkuar në Spitalin e Mitrovicës dhe më pas e kanë dërguar në QKUK”.

“Kurse lëndimet i ka marrë kur ka kërcy në ujë, ka lëndime në kokë dhe në njërin krah”, pohoi Zeqiri.

Me këtë rast, ai i uron shërim të shpejt të lënduarit derisa ndan edhe fotografi nga vizita e tij në Ujman. /Gazeta Enigma/

Related Articles