Një person në Gjilan arrestohet pasi gjuajti me armë në dasmë

Një person në Gjilan arrestohet pasi gjuajti me armë në dasmë

Një person në Gjilan është arrestuar, pasi që i njëjti dyshohet se ka shtënë me armë zjarri gjatë një ahengu, njofton Gazeta Enigma.

Atij më pas i është konfiskuar arma e llojit ES Ecol dhe 11 gëzhoja.

Pas intervistimit, i dyshuari është ndalur në mbajtje për 48 orë.

Ai është ngarkuar me kallëzim penal për veprat penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm.

“Policia edhe një herë bën apel tek të gjithë qytetarët që të mos i përdorin armët gjatë ahengjeve, pasi në të kaluarën ka pasur raste të cilat kanë përfunduar me pasoja tragjike”, thuhet në njoftimin e policisë. /Gazeta Enigma

Related Articles