Është arrestuar një person nën dyshimin se ka ushtruar dhunë ndaj nënës së tij.
Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur të hënën rreth orës 16:00, në Gjilan.
Po ashtu thuhet se në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se ka ushtruar dhunë ndaj nënës së tij. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, bëhet e ditur në raport.