Një rast i rrëmbimit raportohet se ka ndodhur të hënën në Mogillë të Kllokotit.
Policia njofton se një person dyshohet se fillimisht ka ushtruar dhunë ndaj ish-të dashurës së tij de më pas e ka rrëmbyer duke e futur në një veturë.
“Mogillë, Kllokot 10.04.2023 – 13:45. Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar fillimisht dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj viktimës femër kosovare, pastaj me forcë e ka rrëmbyer, duke e futur në një veturë. I dyshuari dhe viktima kanë qenë në lidhje dashurie”, thuhet në raportin policor.
Njësitë relevante policore bëhet e ditur se janë duke e trajtuar rastin.
“Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori, rasti vazhdon të hetohet”, njofton tutje policia.