Është kanosur verbalisht dhe më pas është sulmuar me thikë një person në Drenas.
Bëhet e ditur se viktima ka pranuar trajtim mjekësor.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se ka kanosur verbalisht dhe sulmuar fizikisht me një mjet të mprehtë viktimën mashkull kosovar. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor”, thuhet në raport.
Tutje, bëhet e ditur se me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.