Një tentatim vrasje ka ndodhur sot në një kafeteri në Gjakovë.
Autoritetet ndër tjera thanë se si pasojë e incidentit njëri prej tyre ka pësuar lëndime trupore pas therjes me thikë.
”Sot, më 14 shtator 2025, policia është njoftuar për një përleshje fizike në një kafeteri në rrugën “Anton Çeta” në Gjakovë, mes dy personave të rritur. Si pasojë e incidentit, njëri prej tyre ka pësuar lëndime trupore pasi është sulmuar me mjet të mprehtë nga tjetri. Njësitet e nevojshme policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ku janë ndërmarrë veprimet e para hetimore”, u shpreh Vlera Krasniqi, zëdhënëse e policisë në Gjakovë.
I dyshuari është arrestuar nga policia dhe me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë.