Një burrë është therur me thikë në Mitrovicë, pas një përleshje në rrugën “Mbretëresha Teutë”.
Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës së Jugut, Avni Zahiti, bëri të ditur se rreth orës 11:45 është pranuar një informatë për një person të lënduar.
“Sipas të dhënave fillestare, viktima – mashkull kosovar – ka kërkuar trajtim mjekësor pasi ishte sulmuar me një mjet të mprehtë gjatë një përleshjeje në rrugën “Mbretëresha Teutë”, tha Zahiti.