Një person është rrahur dhe është sulmuar me thikë nga gjashtë të dyshuar, në rrugët “Nuhi Gashi” dhe “19-Qershori” në Podujevë, të premten.
Më raportin 24-orësh të policisë thuhet se viktima pas lëndimeve trupore që ka pësuar është dërguar për tretman mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
Pesë nga të dyshuarit janë arrestuar, kurse personi i gjashtë i dyshuar gjendet në arrati.
Me vendim të prokurorit, pas intervistimit tre nga të dyshuarit e arrestuar dërgohen në mbajtje, kurse dy të tjerë lirohen në procedurë të rregullt.