Një plumb e godet shtëpinë e një qytetari në Mitrovicën e Veriut

Një plumb e godet shtëpinë e një qytetari në Mitrovicën e Veriut

Policia njofton se një plumb-predhë i ka dëmtuar dritarën e shtëpisë një qytetari në Mitrovicën e Veriut.

Në njoftimin 24 orësh të policisë bëhet e ditur se nuk ka ndonjë të lënduar, përderisa rasti po vazhdon të hetohet.

Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se një plumb/predhë e armës së zjarrit i kishte dëmtuar një dritare. Në vendin e ngjarjes në cilësi të provës materiale është gjetur dhe konfiskuar një predhë e armës së zjarrit. Nuk raportohet për të lënduar, përderisa rasti vazhdon të hetohet”, thuuhet në njoftim.

Related Articles