Një polic dhe dy persona të tjerë ndalohen për 48 orë, dyshohen për drogë

Një polic dhe dy persona të tjerë ndalohen për 48 orë, dyshohen për drogë

Të hënën e 28 tetorit Antidroga e policisë ka zhvilluar një aksion në Prishtinë, në rrugën “Gazmend Zajmi”, raporton Gazeta “Enigma”.

Në aksionin e koduar “Freeshopi”, u prangosën tre persona në mesin e tyre edhe një zyrtar policor (jashtë detyrës zyrtare).

Tre të dyshuarit për vepren penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.

“Pas kontrollit të personave është gjetur një sasi e dyshuar e substancave narkotike.Policia në konsultim me prokurorin kujdestar ka kryer kontrollin në një lokal ku ka gjetur një sasi të dyshuar të substancave narkotike, si dhe në dy vendbanime të tjera në të cilat ka rezultuar me gjetjen e një sasie tjetër të dyshuar të substancave narkotike”, thuhet në njoftim. /Gazeta Enigma/

Related Articles