Një punëtor në Obiliq vdiq pasi ra në kontakt me rrymën

Një punëtor në Obiliq vdiq pasi ra në kontakt me rrymën

Një punëtor në Obiliq ka vdekur tragjikisht, pasi ra në kontakt me rrymën derisa ishte afër një mikseri të betonit.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë u është liruar familjarëve.

“Raportohet se viktima mashkull kosovar, derisa ka qenë duke punuar afër mikserit të betonit, dyshohet se ka pasur kontakt me rrymën. Si pasojë i njëjti ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar në QKUK, mirëpo nga stafi shëndetësor është konstatuar se i njëjti është pa shenja jete. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë u është liruar familjarëve”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë.

Related Articles