ë një qendër të votimit në Shtime të Ferizajt, një qytetar ka dëmtuar fletëvotimin e tij dhe ka tentuar të votojë edhe në emër të bashkëshortes së tij.
Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.
Hetuesit rajonalë tashmë kanë dal në vendin e ngjarjes dhe po ndërmerren veprimet e nevojshme.
“Lidhur me rastin janë njoftuar hetuesit rajonalë, të cilët kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore. Për informata dhe zhvillime të tjera lidhur me këtë rast, do të njoftoheni me raport vijues”, tha Veseli.
Me vendim të prokurorit të shtetit, rasti është iniciuar si “Asgjësim i dokumentit të votimit ” në procedurë të rregullt.
