Një qytetar përplaset verbalisht me Fitore Pacollin, e quan “hajne”

Një qytetar përplaset verbalisht me Fitore Pacollin, e quan “hajne”

Pamjet që po qarkullojnë në rrjetet sociale kanë bërë bujë, ku një qytetar i është drejtuar deputetes Fitore Pacolli me fjalët “hajne, hajne, hajne”.

Ky incident ka ndodhur pas publikimit të informacionit se familjarët e deputetes Pacolli kanë përfituar mbi 250 mijë euro nga buxheti i shtetit.

Në një video, dëgjohet qytetari duke i thënë deputetes: “Milionat i keni, marre, marre, këtë shtet pe vjedhni. Hajne, hajne, hajne.”

Reagimi i deputetes Pacolli ka qenë i menjëhershëm, duke u ngritur në këmbë dhe duke i thënë: “Unë s’tutna, s’guxon as me më prekë.”.

Related Articles