Një protestues i kompanisë Kosova Thëngjill gjatë ditës së sotme shihet derisa arrestohet nga zyrtarë policorë në afërsi të objektit të Qeverisë së Kosovës.
Sipas raportimit të Nacionales nga vendi i ngjarjes, protestuesi po vraponte në drejtim të kryeministrit Kurti që të fliste me të për shqetësimet që kishte kur u ndalua nga zyrtarët policorë.
Në video shihet se si protestuesi është zvarritur në rrugë, ndërkohë që nuk dihet se cilat mund të kenë qenë veprimet që mund të kenë çuar në këtë sjellje nga ana e policëve tanë.
“Po mos më lidh se vij vetë,” – dëgjohet derisa bërtet protestuesi në fjalë në videon e mëposhtme
Ish-punëtorët e Kosova Thëngjill protestojnë tash e shumë kohë që të bëhen pjesë e Korporatës Energjetike të Kosovës.
VIDEO: