Në rajonin autonom të Kinës veriperëndimore, Ningxi Hui, është zbuluar një rast i murtajës bubonike, i njohur gjithashtu si Vdekja e Zezë, për këtë arsye është lëshuar niveli i katërt i paralajmërimit për të parandaluar përhapjen e këtij bakteri shumë të rrezikshëm Yersinia pestis.
Niveli i katërt i alarmit do të thotë që shërbimet shëndetësore Ningxia do ta trajtojnë pacientin me të gjitha mjetet e disponueshme dhe do të zbatojnë masat adekuate anti-epidemike për të siguruar që të mos ketë përhapje, raportoi “Global Times” e Kinës.
Murtaja bubonike mendohet të jetë pandemia më vdekjeprurëse në historinë njerëzore dhe ka vrarë nga 75 deri në 200 milionë njerëz në Euroazi dhe Afrikën e Veriut deri më tani, me valën që arriti kulmin në Evropë në shekullin e 14-të, kur besohet se ka vrarë 60 për qind e popullsisë evropiane.