Çfarë do të blinit me 16 milionë euro në muaj? Po me 23 mijë euro në orë? Ndoshta nuk është as e lehtë t’i kuantifikosh shifra të tilla. Ndoshta, por nëse fjala është për Cristiano Ronaldon, këto shuma pritet të bëhen realitet në Arabinë Saudite.
Al-Nassr është gati të bëjë çmenduri për ta marrë kampionin portugez në radhët e veta, aq sa ka formuluar një ofertë të bujshme, plot 200 milionë euro në sezon, në total. Llogaritjet janë të thjeshta: CR7 do të merrte mbi 16.6 milionë euro në muaj, ose 555 mijë euro në ditë, 23 mijë euro në orë, 385 euro në minutë.
Nga avionët ekskluzivë privatë te supermakinat që iu përkisnin yjeve të mëdhenj të filmit, ja çfarë do të ishte e mundur të blihej me një rrogë kaq luksoze sa e tija.
Dy avionë privatë ‘Embraer Phenom 300’
Çdo gjë është e mundur nëse quheni Cristiano Ronaldo, madje edhe duke blerë dy avionë identikë privatë. Me një listë çmimi prej rreth 9 milionë euro, portugezi do të mund të blinte pothuajse dy ‘Embraer Phenom 300’ në muaj. Është një avion i lehtë reaktiv, i pajisur me çdo pajisje luksoze. Ka një banjë private, sisteme të kontrollit të klimës, ndriçim të kabinës LED dhe krenohet me një bollëk të hapësirës së bagazheve në 76 metra kub. Brendësia elegante, si vetë kabina, është projektuar nga ‘BMW Designworks USA’, ndërsa personalizimet e brendshme janë gjithashtu të mundshme.
Një papafingo në ‘Via dei Condotti”
Në zemrën rrahëse të Romës qendrore, Cristiano Ronaldo do të ishte në gjendje të blinte pronën më të dëshiruar nga çdo romak: një apartament nën çati në ‘Via dei Condotti”. Është rruga kryesore e blerjeve luksoze, larg nga disa prej monumenteve historike më të famshme në botë dhe vitrinave më të sofistikuara të dyqaneve. Për të mos përmendur brendësinë. Çmimi i listës, nga 8.5 milionë euro e lart. Në rast kursimi, do të blinte edhe dy apartamente të tillë në muaj për të akomoduar të gjithë familjen e madhe.
‘Ferrari California 250 GT’m që i përkiste Delon
Dhe të endesh nëpër rrugët e Romës qendrore, çfarë mjeti transporti më i mire se një ‘Ferrari California’ me shkëlqim do të të duhej… Nuk është dosido, por ai që i përkiste yllit të filmit Alain Delon. Makina, konkretisht një ‘Ferrari 250 GT Spyder California SWB’, u shit në vitin 2015 në ankandin ‘Parisian Artcurial’ për shumën e 16.3 milionë eurove. Nga Premier League te ‘Dolce Vita’, hapi nuk ka qenë kurrë kaq i shkurtër.
Një ‘Rolex Yacht Master’ çdo orë
Koha është e çmuar për Cristiano Ronaldon. Aq e çmuar sa mund të matet me një ‘Rolex Yacht Master’ në orë, në kyçin e tij. Një xhevahir të tillë, portugezi mund ta blejë çdo orë për shumën modeste prej 23.000 euro, sa pritet të jetë paga e tij për çdo 6 0 minuta në Arabinë Saudite.
Dy ‘Dom Perignon’ në minutë
Për të festuar, më në fund është koha e heqjes së tapës një shisheje shampanje të shkëlqyer, por jo vetëm. Ndër etiketat më prestigjioze është ‘Dom Perignon’ 2012, që në tregjet e fundit shkon mbi 170 euro. CR7 mund të blinte dy shishe të tilla çdo minutë me pagën saudite