Një rrugë njëkahore bëhet dykahore, në Dardani të Prishtinës

Një rrugë njëkahore bëhet dykahore, në Dardani të Prishtinës

Komuna e Prishtinës, njofton të gjithë banorët e lagjes Dardania se një rrugë e cila ishte njëkahore, tani lëvizjet e mjeteve motorike do të bëhet në dy drejtime.

Këtu përfshihet kryqëzimi nga rruga “Sali Çeku”, e deri tek rruga “Ymer Elshani”.

“Lëvizja do të zhvillohet nga kryqëzimi me rrugën Isë Boletini, në drejtim të rrugës 28 Nëntori, deri te kryqëzimi me rrugën Sali Çeku, që lidhet me rrugën Ilaz Kodra dhe përfundon te rruga Ymer Elshani”, thuhet në njoftim.

Ndryshimi do të mbetet në fuqi deri në përfundimin e punimeve dhe rregullimet e ardhshme infrastrukturore.

Related Articles