Një grua serbe e moshës mbi 80-vjeçe, është gjetur sot pa shenja jete në lumin Ibër, në Zubin Potok.
Këtë e konfirmoi zëdhënësi i policisë, Besim Hoti, i cili tregoi se mbrëmë familjarët e saj e paraqitën zhdukjen e saj në polici.
Dyshimet se ajo kishte rënë në lumë ishin për shkak se familjarët e viktimës kishin gjetur shkopin që i ndihmonte asaj për të ecur, pranë lumit.
Policia që mbrëmë filloi kërkimet me njësitet relevante, ndërsa sot, pas ora 10:30, u gjet trupi i saj.
Trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.