Një ‘shaka e gabuar’, i kushtoi me përjashtim

Një ‘shaka e gabuar’, i kushtoi me përjashtim

Në derbin e Serie A Luiz Felipe i Lazios ka marrë kartonin e kuq duke u përjashtuar pasi paraprakisht ngacmoi ish-bashkëlojtarin e tij dhe mikun e ngushtë, Correan, i cili tashmë është pjesë e Interit.

Mbrojtësi i Lazios, Luiz Felipe, shpërtheu me lot në sy pas ndeshjes që u mbyll me fitoren e skuadrës së tij 3-1 ndaj Interit, pasi u ndëshkua me karton të kuq për një shaka ndaj shokut të tij që tani luan te zikaltërit Joaqiun Correas.

Ndeshja ishte me tensione shumë të lartë në ‘Olimpico’, sidomos pas goli të Lazio për epërsinë 2-1, që u shënua nga Felipe Anderson, në kohën kur Federico Dimarco ishte në tokë i lënduar.

U desh disa minuta që situata të qetësohej që loja të fillojë, pasi lojtarët e Interit kishin ankesa tek ata të Lazios për shënimin e golit, që sipas tyre nuk u respektua fair-play.

Situata shpërtheu edhe kur gjyqtari mbylli ndeshje, pasi Luiz Felipe (Lazio) u hodh mbi supet e Joaquin Correa (Inter) për të festuar fitoren.

Ata ishin shumë të afërt dhe shokë të skuadrës në Lazio deri para disa muajsh, por Correa duket se nuk e kuptoi se kush ishte në shpinën e tij – duke reaguar me zemërim.

jyqtari e pa këtë moment dhe ia tregoi kartonin e kuq Luiz Felipe, i cili shpërtheu në lot ndërsa përpiqej të shpjegonte se ai e kishte menduar si shaka me një mik shumë të mirë të tij.

Ky karton i kuq, do ta përjashtojë Luiz Felipen nga ndeshja e madhe kundër Juventusit, ku edhe Francesco Acerbi mungon shkaku i pezullim pas një fyerjen ndaj gjyqtarit.

Mbetet të shihet nëse mbrojtës do të falet për këtë gjest, pasi sipas trajnerit të Lazios, Maurizo Sarrit dhe ish futbollistit të kësaj skuadre, Marco Parolo, dyshja janë miq të ngushtë.

Related Articles