Një shpërthim me tritol ka ndodhur në banesën e një polici në fshatin Hot i ri në Shkodër.
Ngjarja ka ndodhur në orët e para të së enjtës.
Nga shpërthimi janë shkaktuar vetëm dëme materiale në banesë si dhe është dëmtuar vetura e tij e tipit “Mercedes” e cila kishte qenë e parkuar afër.
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 02:25, në fshatin Hot i Ri, Shkodër, pranë murit të banesës së shtetasit, P. V., 49 vjeç, oficer policie në Komisariatin e Policisë Shkodër, ka shpërthyer lëndë plasëse.
Për pasojë ka vetëm dëme materiale në banesë, si dhe është dëmtuar edhe mjeti i tij tip Benz, i parkuar para banesës.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, po punon për zbardhjen dhe sqarimin e plotë të kësaj ngjarjeje, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.