Një tjetër shpërthim ka ndodhur mbrëmë në Stamboll.
Ngjarja ndodhi në lagjen Fatih.
Si pasojë nga zjarri janë përfshirë tre vetura.
Lajmi u bë i ditur nga gazetari turk Ragip Soylu.
Deri më tani nuk raportohet për të vdekur apo të lënduar.
Akoma s’dihet nëse ishte vendosur ndonjë bombë apo bëhet fjalë për diçka tjetër.
Të dielen në sheshin “Taksim” ndodhi një shpërthim si pasojë vdiqën gjashtë persona dhe u plagosën mbi 80 të tjerë.
A car has exploded in Istanbul’s Fatih tonight. No initial reports of casualties pic.twitter.com/Bf8EJXMPv0— Ragıp Soylu (@ragipsoylu) November 15, 2022