Një ngjarje e pazakontë raportohet të ketë ndodhur dje në kufirin Kroaci-Bosnjë e Hercegovinë.
Kjo ngjarje për protagonist ka një shqiptar me inicialet L.R.
Mediat e atjeshme shkruajnë se të dielën i ai kishte thyer barrierat e pikës kufitare Goricë-Grudë.
Me këtë rast policia boshnjake është vënë në kërkim të 34 vjeçarit.
Ministria e Brendshme e Kantonit të Hercegovinës Perëndimore, tha se policia ka informacione se i dyshuari me shumë gjasa është shtetasi shqiptar L.R (1991), i cili drejtonte automjetin Mercedes me targa shqiptare.
“Luten qytetarët që vërejnë personin në foton e dorëzuar të lajmërojnë menjëherë policinë”, thuhet në njoftim shkruajnë mediat atje transmeton Gazeta Enigma.
Tutje, autoritetet theksojnë se drejtuesi i mjetit nuk është ndalur në pikën kufitare, por ka vazhduar në drejtim të Grudës.
Në tentativë për të shmangur arrestimin, ai ka shkaktuar një aksident trafiku në qytetin e Probojit, pas së cilës e ka braktisur mjetin dhe është larguar në këmbë.
“Të gjithë oficerët e policisë në dispozicion, përfshirë pjesëtarët e njësisë speciale, janë angazhuar në kërkim, duke kontrolluar zonën. Hetimi është në vazhdim”, thuhet në njoftim. /Gazeta Enigma