Një shqiptar qëllohet me pesë plumba në Spanjë

Një shqiptar qëllohet me pesë plumba në Spanjë

Një shqiptar ishte cak i një atentari që ndodhi mbrëmë në Marbella të Spanjës.

Mediat spanjolle raportojnë se 34-vjeçari shqiptar u qëlluan me pesë plumba.

Sipas tyre, ngjarja ndodhi në qendrën tregtare Guadalmina, në Marbella (Málaga), pranë A-7, pranë qytetit kufitar të Estepona.

Ai ndodhet në spital në gjendje të rëndë shëndetësore.

Rasti po hetohet, por ende nuk është arrestuar ndonjë person.

Qendra tregtare e lartpërmendur në Marbella është kthyer në një pikë të nxehtë në pastrimin e hesapeve mes bandave në Costa del Sol.

Para kësaj, më 28 tetor të vitit të kaluar kishte ndodhur edhe një incident i armatosur.

Tre persona të armatosur dhe me kapela hapën zjarr ndaj dy personave, të cilët u plagosën.

Ata janë larguar më pas me shpejtësi nga vendi i ngjarjes me një makinë.

Related Articles