Një shtet në Ballkan miraton pasaportën e Covid-it

Një shtet në Ballkan miraton pasaportën e Covid-it

Kroacia është bërë shteti i parë ballkanik dhe njëherit nga të parët edhe në Evropë që zyrtarisht ka miratuar pasaportën e COVID-it.

Ministri i Brendshëm, Davor Bozinovic ka thënë se qëllimi i këtij vendimi është lehtësimi i udhëtimit dhe mundësimi i turizmit.

“Këto janë çertifikate dixhitale jeshile që kanë për qëllim lehtësimin e udhëtimit. Çertifikatat e Covidit do të lëshohen bazuar në të dhënat e njerëzve që kanë mbijetuar Covidin në 180 ditët e fundit”, ka theksuar ministri.

Çertifikatat do të lëshohen në PDF, qytetarët do të jenë në gjendje të paraqesin kërkesa përmes sistemit e-Citizens. Këto çertifikata do të jepen edhe fizikisht në 150 degë të Institutit Kroat të Sigurimeve Shëndetësore.

Verifikimi do të kryhet duke lexuar kodet QR. Pasagjerët mund të ngarkojnë faturat e tyre në PDF për tu verifikuar më shpejt duke shmangur kolonat kufitare.

Çertifikata e Covidit do të lëshohen nga 1 qershori i këtij viti dhe pritet që të ngjallin sezonin turistik në Kroaci, ktplus.

Related Articles