Një skiator lëndohet nga orteku i borës në Mitrovicë

Një skiator lëndohet nga orteku i borës në Mitrovicë

Një skiator ka mbetur sot i lënduar, si pasojë e një orteku bore në Brezovicë.

Rastin e ka konfirmuar menaxheri i Qendrës së Skijimit në Brezovicë, Ardian Grazhda.

Ai ka bërë të ditur se gjendja e të lënduarit është e mirë dhe se ka pësuar vetëm lëndime të lehta.

Ndërkohë, faqja “Brezovica Info” ka njoftuar se tre skiatorë kishin hyrë për të skijuar jashtë pistave zyrtare, çka dyshohet se ka shkaktuar ortekun e borës, ku mbeti i lënduar një person.

Në të njëjtin njoftim u është bërë thirrje të gjithë skiatorëve që të përdorin vetëm pistat zyrtare dhe të shënuara, për arsye sigurie.

Related Articles