Një tërmet me magnitudë 4.3 ballë të shkallës Rihter është regjistruar me qendër Nea Styra në Greqi, dhe është ndjerë veçanërisht edhe në Atikë.
Sipas Institutit Gjeodinamik, thellësia është në 5 km ndërsa vendndodhja është 8 km në lindje në juglindje të fshatit Zarakes në Evia Jugore.
Mediat greke raportojnë se pak minuta më parë, në të njëjtën zonë u regjistruan lëkundje të përmasave më të vogla, me magnitudë 1.9 dhe 1.5 të shkallës Rihter.
Sipas vlerësimeve, tërmeti i regjistruar këtë pasdite mund të jetë pjesë e sekuencës postsizmike pas tërmetit të fortë prej 5 Rihter në Evia rreth dy javë më parë