Një tërmet me magnitudë 5.6 ka goditur rajonin Kyushu të Japonisë, ka thënë Qendra Sizmologjike Evropiane-Mesdhetare.
Tërmeti, i cili goditi pjesën më jugore të vendit nga katër ishujt kryesorë të tij, ishte 40 kilometra nën sipërfaqen e tokës.
Sipas Agjencisë Meteorologjike të Japonisë, epiqendra e tërmetit ishte në brigjet lindore të gadishullit Osum, në pjesën jugore të ishullit.
Japonia përjeton tërmete të shpeshta për shkak të vendndodhjes së saj gjeografike.