Një tërmet i ri godet Rumaninë

Një tërmet i ri godet Rumaninë

Rumania është goditur nga tërmet i ri, por me një magnitudë më të vogël se parapraku.

Sipas Qendrës Mesdhetare Evropiane (EMSC), tërmeti ka qenë me magnitudë 4.3 ballësh të shkallës së Rihterit.

Epiqendra e tërmetit ishte 14 km larg qytetit Targu Jiu, raportojnë mediat e huaja.

“Ishte mjaft i fortë, krevati dhe dritarja dridhej”, “Isha ulur në shtrat dhe papritmas u zhvendos”, “Po dridhej shumë fort”, “Ishte mjaft e zhurmshme, dritaret dridheshin”, janë disa nga komentet në faqen e internetit të EMSC.

Kujtojmë se gjatë ditëve të fundit Rumania u godit nga një sërë tërmetesh, më i forti prej të cilëve ishte 5.2 ballë të shkallës Rihterit.

Ndryshe, ky është tërmeti i 26-të në Rumani në 69 orët e fundit. 

Related Articles